Për shkak të rasteve me koronavirus, shtyhen dy ndeshje në NBA

20:34 | 11 Janar 2021

Shtyhen dy ndeshje në NBA, për shkak të rasteve me koronavirus.

NBA ka njoftuar para pak minutave se ndeshjet Dallas Mavericks-Neë Orleans Pelicans e planifikuar të zhvillohet nesër në mëngjes dhe Chicago Bulls-Boston Celtics e planifikuar për të mërkurën do të shtyhen për shkak të rasteve të fundit me koronavirus.

Nga ana tjetër, raportohet se menaxhmenti i NBA dhe Shoqata e Lojtarëve të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBPA) do të takohen dhe të rishikojnë protokollet e shëndetit dhe sigurisë së ligës.

Ndeshja mes Boston Celtics dhe Miami Heat nuk ishte luajtur më herët për të njëjtën arsye.

Në NBA, vendoset të shtyhen ndeshjet nëse skuadrat nuk arrijnë të sjellin të paktën 8 lojtarë në fushë.

Komento: