“Për ta ruajtur dinjitetin e Kuvendit do të votojë kundër”, Konjufca se mbështet një propozim të VV-së

13:16 | 09 Nëntor 2023
“per-ta-ruajtur-dinjitetin-e-kuvendit-do-te-votoje-kunder”,-konjufca-se-mbeshtet-nje-propozim-te-vv-se

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar që në rend dite të futet mocioni procedural për shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ajo ka kërkuar që kjo çështje të futet sot në rend dite.

“E kam një mocion procedural për plotësimin e rendit të ditë së seancës e cila po hapet tash, seancës së 3 nëntorit, nëse me lejoni ta paraqesë. Si pikë e 6 e rendit të ditës e seanc3ës plenare të renditet votimi i rekomandimit të komisionit për Legjislacion, Imunitete.. për shkarkimin e z.Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, ka thënë ajo.

Kundër kësaj kërkese doli kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai tha do të votojë kundër për shkak se kjo është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Edhe mocioni i javës së kaluar edhe ky mocion është në shpërputhje me rregulloren dhe këta po kontestojnë që është urgjencë shkarkimi. Për me i trajtu palët e barabarta unë po e qes në votim, por unë do të votojë kundër, për arsye se mendoj që si kryetar i Kuvendit është kundër Rregullores së Kuvendit”, ka thënë ai. “Për me rujt dinjitetin e Kuvendit unë do të votojë kundër kësaj është gabim”, tha ai.

Komento: