Për t’i blerë Dembelen e ernerin, Chelsea shet këta lojtarë

18:14 | 11 Maj 2020

Chelsea shet lojtarë për t’i blerë Dembelen e Wernerin.

“Blues” planifikojnë t’i blejnë dy yjet gjatë verës, por fillimisht duhet të bëjnë para duke i shitur disa lojtarë

Chelsea po mendon të bëjë ndryshime të mëdha në ekip për sezonin e ardhshëm, shkruan Express.

“Blues” janë të interesuar për t’i transferuar, Moussa Dembelen e Lyonit dhe Timo Ëernerin e Leipzigut.

Por, për t’i blerë këta dy yje, Të Kaltrit duhet të shesin paraprakisht futbollistë, për të bërë para.

Emerson, Kurt Zouma, Ross Barkley e Michy Batshuayi mund të shiten gjatë verës.

Nga shitja e tyre, Chelsea po mendon t’i fitojnë më shumë se 100 milionë euro.

E më pas, portali “football.london” shkruan se Chelsea do të vihej në sulm për Dembelen e Wernerin.

Komento: