Përballë Liverpoolit, Milani nuk humbi vetëm tri pikët

15:06 | 19 Shtator 2021

Përballë Liverpoolit, Milani nuk humbi vetëm tri pikët, por si pasojë e kësaj ndeshje kuqezinjtë do të shkojnë “të gjymtuar” në Torino ndaj Juventusit. Ditën e sotme do të mungojnë tre lojtarë rë rëndësishëm për Milanin.

Giroud dhe Calabria u dëmtuan gjatë ndeshjes së Liverpoolit dhe e kanë të pamundur për tu aktivizuar ditën e sotme.

Gjithashtu dhe Romagnoli doli në pjesën e parë të takimit si pasojë e një lëndimi.

Zllatan Ibrahimoviç nuk do të jetë i pranishëm gjithashtu në 11-shen e Piolit, pasi suedezi vazhdon të ndjejë akoma dhembje nga dëmtimi i sezonit të kaluar.

Komento: