Përballjet e zjarrta që na presin sot në top-5 ligat evropiane

10:31 | 28 Nëntor 2021

Duele interesante në top-5 ligat evropiane.

E diela do të jetë e mbushur me ndeshje futbollistike mjaft interesante në top-5 ligat më të forta evropiane.

Në Premierligë nga ora 15:00 do të jenë në program katër duele. Brentford përballet me Evertonin, Tottenham i shkon Burnleyt, Leicesteri e pret Watfordin dhe kampioni aktual, Manchester City do të jetë nikoqir i West Hamit.

Ndërkohë, nga ora 17:30 do të zhvillohet super derbi anglez mes Chelseat dhe Manchester Unitedit, shkruan Gazeta Express.

Në Francë, PSG luan herët nga ora 13:00 ndaj St.Etienne në udhëtim, kurse Lyoni i Shaqirit udhëton për t’u përballur me Montpellier me fillim nga ora 17:00.

Në Bundesligën gjermane spikat ndeshja mes Leipzig dhe Bayer Leverkusen që luhet me fillim nga ora 17:30.

Në Serie A maratona e ndeshjeve nis nga ora 12:30 kur përballen Udinese me Genoan.

Milani e pret Sassuolon nga ora 15:00, Roma Torinon tri orë më vonë, kurse ndeshja derbi e kësaj xhiroje në Serie A do të jetë ajo mes Napolit dhe Lazios që nis nga ora 20:45.

Në La Ligan spanjolle, Atletico Madridi do të jetë mysafir i Cadizit, me ndeshjen që nis nga ora 18:30, kurse derbi i javës në Spanjë zhvillohet nga ora 21:00 kur takohen Real Madridi dhe Sevilla.

Komento: