Përditësimi i fundit i KQZ-së, deri në ora 18:00 votuan 32.64 për qind

18:56 | 12 Tetor 2025
Përditësimi i fundit i KQZ-së, deri në ora 18:00 votuan 32.64 për qind

Sot, e diel, më 12 tetor 2025, qytetarët e Kosovës po u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe asamblistët.

Deri në orën 18:00, në zgjedhjet e sotme në Kosovë kanë votuar gjithsej 660,954 qytetarë, që përfaqëson 32.64% të votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2,025,105.

Po ashtu, deri në këtë orë janë procesuar 2,426 nga gjithsej 2,571 vendvotime, që përbën 94.36% të vendvotimeve të rregullta. /Gazeta10

Komento: