Përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane takon kryetarin e OEK: Produktet dhe partneritetet amerikane, zgjedhja e preferuar për bizneset kosovare

17:08 | 14 Prill 2025
perfaqesuesja-e-ambasades-amerikane-takon-kryetarin-e-oek:-produktet-dhe-partneritetet-amerikane,-zgjedhja-e-preferuar-per-bizneset-kosovare

E ngarkuara me punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati e ka takuar sot kryetarit e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ambasada tha se Prattipati me Rafunën pati “një bisedë të mirë” mbi “forcimin e lidhjeve ekonomike”.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati pati një bisedë të mirë me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mbi forcimin e lidhjeve ekonomike. Produktet dhe partneritetet amerikane mbeten zgjedhja e preferuar për bizneset kosovare. #PartneriIPreferuarSHBA”, shkroi Ambasada Amerikane në X.

Komento: