“Performuesit” e Vetëvendosjes grumbullohen në çadra, e ‘harrojnë’ distancën sociale

17:24 | 28 Maj 2020

“Performuesit” e VV-së grumbullohen në çadra, nuk e mbajnë distancën sociale.

Për shkak të reshjeve të shiu, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët sot kanë dalë në sheshet kryesore të Prishtinës për “performancën” e tyre, nuk po e mbajnë distancën sociale të rekomanduar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë si masë mbrojtëse ndaj pandemisë.

Në pamjet nga sheshet e kryeqytetit është parë se disa qytetarë janë strehuar në hyrje të Teatrit Kombëtar, duke thyer kështu rregullin e distancimit social për shkak të pandemisë.

Ndërkohë, kjo “performancë” e aktivistëve të VV’së po përcjellët nga forca të Policisë së Kosovës si dhe nga KFOR’i.

Në sheshet e Prishtinës ku po mbahet prova për protestë, janë vendosur pika shënjuese ku parashihej të qëndronin protestuesit.

Komento: