Përfundojnë dy super takimet në Superligën e Kosovës

15:29 | 24 Tetor 2021

Drenica mposht Dukagjinin e Klinës, Ballkani po fiton përballë Prishtinës.

Drenica është rikthyer te fitorja pasi ka mposhtur me rezultat solid 2-0 skuadrën e Dukagjinit.

Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, Drenica ka arritur të regjistrojë një fitore të rëndësishme.

Të dy golat për Drenicën u shënuan nga braziliani Denisson.

Fillimisht Denisson kaloi në epërsi skuadrën e tij pas realizimit nga pika e penalltisë në minutën e 36-të, gjersa mysafirët u ndëshkuan me karton të kuq një minutë më pas.

Në pjesën e dytë Drenica ishte ajo që sulmonte vazhdimisht deri kur gjeti rrjetën për herë të dytë, me Denisson që realizoi në minutën e 70-të.

Me këtë fitore Drenica tani mbledh 20 pikë pas 11 xhirove të para, duke qëndruar momentalisht në pozitën e dytë në tabelë.

Në ndeshjen tjetër, Ballkani po fiton 2:0, përballë Prishtinës. Me golat e Solomon dhe Krasniqit.

Komento: