Përfundon “drama”, për këtë ekip do të luajë Romangoli

12:37 | 20 Nëntor 2021

Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli, ka shprehur dëshirën për të qëndruar te kuqezinjtë edhe përtej këtij sezoni.

Kjo vjen nga Daniele Longo, i cili ka raportuar se Mino Raiola mbërriti në selinë e klubit për bisedime që përfshinin Ricky Massara dhe Paolo Maldini. Mbrojtësi ka informuar klubin për dëshirën e tij për të qëndruar në klub për sezonet e ardhshme dhe klubi është i kënaqur me profesionalizmin e tij,përcjell ORAinfo.

Ka një interes të hapur për bisedime, por Milani dëshiron të sigurohet që ai të fitojë më pak se 5 milionë euro në sezon në marrëveshjen e re, që është më e ulët se sa fiton aktualisht. Një takim me Raiolën pritet të zhvillohet së shpejti./ORAinfo/

Komento: