Përfundon gjithçka, ylli i madh po largohet nga Milan

18:59 | 08 Janar 2020

Milani, ka vendosur të shesë anësorin Suso në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori Spanjoll nuk ka qenë në gjendje të tregojë formën e tij normalisht dhe ka pasur raportime se koha e tij në San Siro mund të përfundojë në të ardhmen e afërt,përcjell ORAinfo.

Skuadra e Milanit ka vendosur të shesë Suso në dritaren e transferimit të janarit në mënyrë që të rindërtojë skuadrën .

Suso ka qenë në Milano që nga vera e 2015 kur u transferua nga Premier League saktësisht nga Liverpool si një agjent i lirë.

Që atëherë, 26-vjeçari ka përfaqësuar klubin e tij aktual në 152 ndeshje në të gjitha garat ku ka arritur të shënojë 24 gola së bashku me sigurimin e 31 asistimeve./ORAinfo/

Komento: