
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme konfirmoi për Gazetën Online Reporteri.net se gruaja e Milan Radoçiqit po intervistohet në veri, me ftesë të Krimeve Ekonomike të Prishtinës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tani ka konfirmuar për Reporteri.net, se tashmë gruaja e Radoiçiqit është liruar.
“Intervistimi ka përfunduar dhe ajo është liruar”, tha Elshani.
Policia e Kosovës kishte bastisur dhe sekuestruar pronat e Radoiçiqit në veri disa ditë pas sulmit në Banjskë më 24 shtator.
Kosova e akuzoi Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, por Beogradi zyrtari i mohoi akuzat.
Pak kohë pas sulmit, përgjegjësinë e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.