Përfundon ndeshja Ballkani-Feronikeli, ky është rezultati

18:50 | 03 Qershor 2020

Tashmë ka përfunduar ndeshja mes Ballkanit dhe Feronikelit.

Ka përfunduar takimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Feronikelit në Suharekë, me rezultat 0-0.

Ishte një ndeshje e plogësht nga të dy skuadrat, ashtu si reflektohet nga rezultati.

Pati intensitet të ulët të rasteve, derisa u zhvillua futbolli që prisnim të gjithë se do të zhvillohej pas pandemisë.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Drenas.

Komento: