Përfundon ndeshja, Kosova humbi 3 pikë, por shënoi 3 gola ndaj Anglisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përfundon ndeshja, Kosova humbi 3 pikë, por shënoi 3 gola ndaj Anglisë

22:51 | 10 Shtator 2019

Ka përfunduar ndeshja Angli – Kosovë.

Kosova është mposhtur nga Anglia me rezultat 5-3 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Edhe për kundër rezultatit, Dardanët bënë një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e dytë.

Kosova kaloi në epërsi që në minutën e parë me golin e Valon Berishës.

Anglia u rikthye fuqishëm në lojë duke shënuar pesë gola që në pjesën e parë.

Rahem Sterling (8′), Kane (19′), Vojvoda (38′ autogol), dhe dy Sancho (44′ dhe 45+1′).

Në pjesën e dytë e gjithë ndeshja ishte në këmbët e Kosovës.

Valon Berisha shënoi golin e dytë për Kosovën në minutën e 49-të të ndeshjes.

Në minutën e 55-të u fitua penallti që në gol e realizoi Vedat Muriqi.

Komento: