Përfundon ndeshja PSG – Dortmund, këto janë notat e lojtarëve

23:10 | 11 Mars 2020

Tashmë ka përfunduar ndeshja mes PSG-së dhe Dortmundit.

Paris Saint-Germain është çerekfinalisti i tretë i Ligës së Kampionëve të këtij edicioni.

Skuadra franceze arriti të përmbyste rezultatin e ndeshjes së parë (2:1) ndaj Dortmund, duke triumfuar 2:0 në ‘Parc des Princes’ të boshatisur.

Neymar (28’) dhe Juan Bernat (45+1’) ishin golashënuesit e kësaj sfide.

Pikërisht, braziliani është lojtari më i vlerësuar këtë ndeshje kurse i ndëshkuari me karton të kuq, Emre Can nuk ka marrë notë të lartë.

Komento: