Përfundon në paqe përballja, Juventus -Milan

23:00 | 19 Shtator 2021

Nuk ka fitues në derbin italian.

Në Allianz Stadium është zhvilluar derbi i javës së katërt në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Milanit që është mbyllur me rezultat të barabartë (1-1).

Bianconerëve u mjaftuan katër minuta lojë për ta zhbllokua rezultatin, kur pas një aksioni të ndërprerë të Rossonerëve, Paulo Dybala asistoi te Alvaro Morata, i cili vrapoi deri në fund dhe u tregua i saktë.

Bianoncerëve u mjaftuan katër minuta lojë për ta zhbllokua rezultatin, kur pas një aksioni të ndërprerë të Rossonerëve, Paulo Dybala asistoi te Alvaro Morata, i cili vrapoi deri në fund dhe u tregua i saktë.

Me epërsi të vendasve, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në gjysmën e dytë, mysafirët u aktivizuan për të shënuar.

Falë angazhimit të tyre, ia dolën të shënonin dhe ta barazonin rezultatin për të ruajtur serinë pa humbje.

I asistuar nga Sandro Tonali, Ante Rebic shënoi në portën e bardhezinjve duke i barazuar shifrat dhe me rezultat 1-1 u mbyll edhe takimi.
Edhe pas javës së katërt, Juventusi nuk di për fitore dhe ka regjistruar dy humbje dhe dy barazime, ndërsa ndodhet në pjesën e fundit të tabelës.

Milani, në anën tjetër, nuk e ka humbur asnjë ndeshje dhe ka regjistruar tri fitore dhe një barazim, ashtu që ndan kreun me Interin mënga 10 pikë.

Komento: