Përfundon sezoni për Adnan Januzajn

19:03 | 03 Korrik 2020

Adnan Januzaj ka pësuar një lëndim goxha të rëndë në ndeshjen e fundit qe Real Sociedad e zhvilloi kundër Espanyol.

Do të jetë e vështirë ta shohim sërish Adnan Januzajn në aksion këtë edicion.

Sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim të shkallës 2 në muskulin e këmbës të djathtë, gjë që duhet një periudhë e vlerësuar prej tre javësh për t’u rikuperuar njëqind për qind.

Duke marrë parasysh që ka mbetur vetëm edhe pothuajse dy javë që të mbyllet La Liga, përveç mrekullisë, nuk duket se ai do të zbresë sërish këtë edicion në fushë.

Januzaj ka qenë një ndër lojtarët më në formë të Real Sociedad që pas rinisjes së sezonit, por duhet të fokusohet tani që të kthehet më i fortë për sezonin 2020/21.

Komento: