Përfundon telenovela, Allegri merr drejtimin e gjigantit anglez

11:17 | 09 Janar 2020

Manchester United pritet të bëhet me trajner të ri.

Massimiliano Allegri është i pa punë që kur u largua nga Juventusi në fund të sezonit të kaluar.

Tekniku italian ka pasur disa oferta, mirëpo ka pëlqyer të pushojë për një kohë para se të bëjë zgjedhjen e duhur.

Sipas “Daily Mail”-it, Allegri do të marrë frenat e Manchester Unitedit menjëherë me të përfunduar sezoni.

Solskjaeri nuk po bind me përformancën e tij, mirëpo “Djajtë e kuq” nuk pëlqejnë ta shkarkojnë në mes të sezonit.

Ai do ta drejtojë skuadrën deri në përfundim të sezonit, më pas frenat do t’i marrë në dorë Allegri.

Komento: