Përgatituni, vera do të jetë me temperatura të larta – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përgatituni, vera do të jetë me temperatura të larta

22:30 | 08 Korrik 2022

Vendi tonë që sa ditë e ka kapluar një nxehtë i madh.

I nxehti që ishte për pothuajse dy javë është larguar derisa temperaturat kanë pësuar rënie deri në 5 gradë. Megjithatë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thonë se vera do të jetë e nxehtë sërish.

Si pasojë e të nxehtit afrikan, këto ditë në vendin tonë janë shënuar temperatura të larta që kanë zgjatur rreth 14 ditë.

Temperatura maksimale ka qenë 34 gradë celsius. Por që sipas Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, nga sot do të kemi ndryshim të motit dhe rënie të temperaturave.

“Por që sot pasdite pritet të kemi zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh ekziston rrezik që zona të kufizuara të ketë edhe reshje breshëri si pasoj e këtyre ndryshimeve enorme që po ndodhin në troposferë.

Ditën e mërkurë sërish do te kemi reshje të shiut në pjesën e dytë të ditës po që gjatë ditës së enjte përsëri do të kemi një stabilizim të përkohshëm të motit për të vazhduar sërish mot i ndryshueshëm të premten dhe gjatë vikendit.

Do të thotë do të kemi rënie në fushat termike temperatura do të ulën 8 deri në 10 apo deri në 14 gradë celsius nga dita e premte. Kurse nesër do të ulën temperaturat 2 deri në 5 gradë celsius” ka thënë Besim Aliu Meteorolog për RTK-në.

Për këtë verë meteorologët paralajmërojë se do të ketë më shumë orë me diell dhe temperatura të larta.

Komento: