Përhapja e koronavirusit, Bullgaria merr këtë vendim për ndeshjet e futbollit

18:33 | 08 Mars 2020

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, Bullgaria vendos që ndeshjet e futbollit të luhen pa tifozë.

Gjitha ndeshjet në dy xhirot e ardhshme të ligës së Bullgarisë do të luhen pa shikues për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka njoftuar të dielën Federata e Futbollit të Bullgarisë.

Ndërkohë ndeshjet në regjionet e prekura më rëndë janë shtyrë.

Shteti i Ballkanit ka raportuar të dielën katër rastet e para të konfirmuara me koronavirus.

Gjitha ngjarjet sportive në rajonet Pleven dhe Gabrovo, vendet e prekura, janë shtyrë, kanë bërë të ditur autoritetet.

Vendimi i federatës do të prek edhe përballjen e 14 marsit mes dy ekipeve lidere Ludogoretsit dhe Levskit të Sofjes.

Komento: