Përhapja e koronavirusit, merret vendimi për Serie A

22:45 | 09 Mars 2020

Pas përhapjes së koronavirusit, është marrë vendimi për Seria A.

Koronavirusi është përhapur me të madhe në Itali.

Ky virus tash e sa kohë ka sjell një kaos total në shtetin e Italisë, ndërsa gjatë mbrëmjes së sotme është marrë vendim që edhe Serie A të ndërpritet.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet kryeministri italian, Giuseppe Conte, shkruan IndeksOnline.

“E gjithë Italia do të jetë zonë e mbrojtur dhe nuk ka asnjë arsye pse të vazhdojnë të zhvillohen manifestimet sportive. Kemi ndërhyrë dhe kemi rregulluar edhe këtë detaj. Vendimi është në dekretin që po firmos, që pritet të hyjë në fuqi nga nesër paradite. Nuk ka arsye që të vazhdojnë të luhen ndeshjet, pasi në to duhet të marrin pjesë edhe tifozët, që momentalisht e kanë të pamundur”, deklaroi kryeministri Italian.

Serie A është suspenduar dhe nuk dihet se kur do të rifillojë.

Komento: