Perishiq po largohet nga Inter, kjo pritet të jetë e ardhmja e tij

12:00 | 25 Tetor 2021

Ylli kroat, Ivan Perishiq pritet të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janar për ta vazhduar karrierën në Angli, kanë raportuar të hënën mediumet e huaja.

Evertoni dhe West Ham Unitedi, thuhet se tashmë kanë kontaktuar me Interin që është i gatshëm të lirojë Perishiqin për rreth 10 milionë euro dëmshpërblim.

Kroati do të largohet nga Interi pasi klubi nuk po dëshiron t’ia ofrojë rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.

32-vjeçari iu bashkua Interit në vitin 2015 dhe këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 11 paraqitje në të gjitha garat.

Komento: