Përleshen fizikisht burri dhe vjehrri në Suharekë

12:47 | 09 Nëntor 2022

Burri dhe vjehrri përleshen fizikisht dhe shtënë me armë në Suharekë.

Një përleshje ka ndodhur mes një 27 vjeçari me inicialet A.B. dhe vjehrrit të tij, 54-vjeçarit M.B., në fshatin Shirokë të Suharekës, e cila ka rezultuar me gjuajtje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të së martës.

“Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes, në vend ngjarje kanë kuptuar se pas një mosmarrëveshje që i dyshuari i parë A.B., 27 vjeçar dhe i dyshuari i dytë M.B., 54 vjeçar (babai i bashkëshortes së A.B.), situata ka eskaluar dhe të dyshuarit janë përleshur fizikisht. Në këtë rast i dyshuari i parë e ka nxjerrur armën nga brezi dhe ka shtënë një herë në ajër”, thuhet në njoftimin e policies.

Të dy personat janë arrestuar, ndërsa arma e përdorur, e cila ishte me leje dhe mbante 14 fishkë, është sekuestruar.

Komento: