Përleshje me mjete të forta e gjuajtje me armë në Mitrovicë, tre persona përfundojnë në spital

23:30 | 26 Prill 2022

Rrahje me mjete të forta e gjuajtje me armë në Mitrovicë, tre persona përfundojnë në spital.

Dy persona janë arrestuar në fshatin Bare të Mitrovicës sonte nën dyshimin për tentim-vrasje.

Policia ka bërë të ditur se të njëjtit, si pasojë e përleshjes, me mjete të forta u kanë shkaktuar lëndime trupore tre personave tjerë, shkruan lajmi.

Po ashtu, të arrestuarit kanë shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të viktimave.

“Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra, me urdhër të prokurorit te rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat “Vrasje në Tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Në orët e mbrëmjes së datës 26 prill 2022, policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘’Vrasje në Tentativë’’

Arrestimi i dy të dyshuarve V.B., 26 vjeçar dhe A.B., 33 vjeçar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme se rreth orës 17:00, në fshatin Bare të Mitrovicës si pasojë e përleshjes me mjete të forta u kanë shkaktuar lëndime trupore tre ankuesve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se nga të dyshuarit në drejtim të drejtim të ankuesve është shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarës në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë dhe një fishek.

Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra, me urdhër të prokurorit te rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat “Vrasje në Tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Komento: