Përleshje mes dy grupeve në Rusinovc të Lipjanit, dy persona goditen me veturë

18:33 | 19 Shkurt 2024

Dy persona janë goditur me veturë, pas një përleshjeje që ka ndodhur sot mes disa vetave në fshatin Rusinovc të Lipjanit.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti theksoi se njëri nga personat e dyshuar me automjet ka goditur qëllimisht dy persona.

“Sot  rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në fshatin Rusinovc të Lipjanit. Në rast kanë qenë të përfshirë disa persona, ku njëri nga ta është lënduar”, u shpreh Ahmeti.

“Personat e dyshuar kanë vazhduar mosmarrëveshjen edhe në afërsi të stacionit të policisë në Lipjan, ku njëri nga personat e dyshuar me automjet ka goditur qëllimisht dy persona , të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”.

“Përgjatë përpjekjeve për të menanaxhuar dhe futur nën kontrollë situatën një nga zyrtarët policor ka shtënë në ajër Lidhur me këtë rast në cilësinë e personave të dyshuar po intervistohen katër persona, ndërkohë që hetuesit në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po kryejn veprimet e nevojshme hetimore”.

Komento: