Përleshje në mes të lojtarëve në ndeshjen PSG – Marseille, Neymar merr karton të kuq

23:16 | 13 Shtator 2020

Përleshje në mes të lojtarëve në ndeshjen PSG – Marseille.

Olimpique Marseille fitoi ‘Le Classique’ përballë Paris Saint-Germain, për herë të parë që nga viti 2011.

Ndeshja ishte e tensionuar nga fillimi, por fundi i ndeshjes solli një episod tejet të pahijshëm, që i përket sporteve të rënda.

Lojtarët e të dyja ekipeve filluan të goditshin mes vete, pas një faulli të akorduar në favor të mysafirëve.

Gjyqtari nxorri plotë pesë kartonë të kuq. Neymar, Kurzaëa e Paredes u ndëshkua te Parisi, ndërsa Amavi dhe Benedetto te mysafirët.

Komento: