Përmbytje në Gjakovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Përmbytje në Gjakovë

13:52 | 16 Maj 2019

Gjakova ka filluar të përmbytet nga reshjet e fundit.

Të reshurat e fundit të shiut kanë shkaktuar përmbytje në komunën e Gjakovës.

Në fotografitë e dërguara në redaksinë e Klan Kosovës janë përmbytur disa lagje si: “Blloku i Ri”, rruga” Gjergj Fishta” dhe pjesa te segmenti i sapo ndërtuar i lumit Krena.

Sipas zëdhënësit të AKR-së në Gjakovë, Ali Tafarshiku, vërshimet te lumi Krena janë bërë si pasojë e punimeve që janë bërë dhe pakujdesisë gjatë ndërtimit të shtratit ndaj gypave të ujërave të zeza.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!