Përparim Rama flet për tollovinë në trafik në kohë reduktimesh

23:07 | 24 Dhjetor 2021

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot në mbrëmje ka folur rreth tollovisë në trafik që është shkaktuar për shkak se semaforët nuk kanë punuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Rama ka thënë se menjëherë pas telasheve që janë shkaktuar në trafik ka biseduar urgjentishit me komandantin e Trafikut Rajonal, Milaim Fejzullahu, dhe policia ka vepruar menjëherë për ta lehtësuar qarkullimin.

“Sot, në mungesë të rrymës elektrike, patëm probleme me semaforët, çka e mbingarkoi trafikun. Në bisedë urgjente me Majorin Milaim Fejzullahu, Komandant i Trafikut Rajonal në Regjionin e Prishtinës, policia doli në veprim të menjëhershëm për ta lehtësuar qarkullimin. Ndër të tjera, folëm për hapat që duhet të ndërrmarrim në bashkëpunim me Policinë në mënyrë që ta lehtësojmë qarkullimin në kryeqytet gjatë kësaj periudhe të reduktimit të energjisë elektrike”, ka shkruar ai në Facebook.

Komento: