‘Përplasja’ me Shyhreten s’po ua prish qejfin Motrave Mustafa, festojnë për këtë arsye sot

22:32 | 24 Prill 2019

Motrat Mustafa dhe Shyhrete Behluli janë këngëtaret e mirënjohura kosovare dhe që vijnë nga i njëjti fshat.

Ato ishin mike të ngushta deri pak para dy muajve, përcjell ORAinfo.

Ishin këngët që të dyja palët bënë për nënat e tyre ato që u bënë ‘mollë sherri’ për prishjen e tyre.

Tani ato nuk flasin me njëra-tjetrën dhe së fundi e kanë pasur edhe një ‘përplasje’ indirekte ku të dyja anët u munduan ta shfajësonin veten.

Mirëpo, kjo duket se nuk po ua prish qejfin Motrave Mustafa pasi ato po festojnë për suksesin e madh të këngës së tyre./ORAinfo/

Komento: