Përplasje e ashpër mes Melisës dhe Ledianës – publikohen mesazhet

15:10 | 08 Maj 2021

Melisa Lleshi së fundi e përmendi Lediana Prengën në një intervistë, duke thënë se ishte falco.

Kjo deklaratë bëri që Lediana të reagonte duke i thënë se nuk i përmend prindërit për t’u viktimizuar dhe nuk e shet veten për karrierë e për asgjë.

Këto fjalë bënë që Melisa t’i kthehet sërish, duke e paralajmëruar se do të zbulojë diçka.

“O zemra e vogel sa qenka lumturu qe i kam permend emrin. Ja se po te permend serish se me duket mi more me shaka mesazhet qe te shkruaja! Te flasesh ne telefon ke frike por te shpikesh mbi mua te pelqen! Une jam me parimin qe nese zihen 2 te rinj duhet te ngeli mes ketyre 2 te rinjve por te pafytyrat nderhyjne ne familjen, permendin mamane dhe babane! Une personalisht u lodha me mesazhe me ty, keshtu qe preferoj te bej nje xhiro andej nga Bukëmira! Dergoji fjalet edhe andej nga Belgjika. Do degjohemi shume shpejt, por une jam qingji i urt qe pin 2 nena”, shkruan ajo.

Melisa ka pak kohë që e ka konfirmuar lidhjen me Andin, ani pse thashethemet qarkullonin prej kohësh kur dyshja ishin në “Përputhen”.

Komento: