Përplasje mes Vjosa Osmanit dhe deputetës së PDK-së

12:08 | 04 Qershor 2020

Përplasje e ashpër mes Vjosa Osmanit dhe deputetës së PDK-së Besa Ismailit.

Vjosa Osmani ka lëshuar karrigen e saj të kryeparlamentares për të dalë në foltore e t’i përgjigjet deputetes së PDK’së, Besa Ismailit, e cila kritikoi Osmanin për mënyrën e udhëheqjes së seancës së Kuvendit

Kryeparlamentarja Osmani thotë se nuk do të lejojë kurrë që grave në Kuvend t’u tregohet se kur të flasin e kur të qeshin.

“Si një grua në politikë që karrierën e ka nisur shumë e re, në moshën 20-vjecare, e ndjej për obligim që të reagojë. Unë kritikat e juaja i marrë si kompliment, por ju përgjigjëm sepse neve na shikojnë dhjetëra mijëra vajza të vogla dhe nuk dua që të mësojnë se grave duhbet me u tregu se kur me folë e kur me keshë. Harroje që ju e futni këtë kulturë”, ka thënë Osmani.

Kryeparlamentarja e ka pyetur deputeten e PDK’së se ku ishte ajo kur nuk ka folur për ofendimet që, sipas Osmanit, kryetari i kaluar i Kuvendit u ka bërë grave deputete.

“Ku ishit ju zonja Ismaili, kur kryetari paraprak i reagoi grave deputete me një gjuhë cnjerëzore”, ka thënë Osmani në Kuvend.

“Në nivel personal i marrë komplimente, por e kam detyrë që të mos lejojë që një kulturë e tillë të vendoset në këtë Kuvend, jo kurrë në këtë Kuvend”, ka shtuar ajo.

Më pas Ismaili ka marrë fjalën duke i thënë Osmanit se është një avokate për të drejtat e grave përfshirë edhe të drejtën për të bartur shaminë në institucione. Ajo ka kritikuar Osmanin që ka qenë pjesë e institucioneve që ka ndjekur agjenda tjera.

Komento: