
Një përplasje ka ndodhur sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, gjatë konferencës për media të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Konferenca e Haxhiut është ndërprerë nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët kanë reaguar lidhur me mos-thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.
PDK-ja ka kërkuar që të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit, ndërsa situata politike është tensionuar pas dështimit për të gjetur një marrëveshje mes subjekteve politike.