Përshkallëzohet protesta në Shqipëri, Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt qytetarëve

14:05 | 02 Korrik 2026
pershkallezohet-protesta-ne-shqiperi,-policia-hedh-gaz-lotsjelles-dhe-uje-drejt-qytetareve

Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, protesta ka përshkallëzuar në tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit kanë sulmuar disa prej deputetëve me vezë dhe sende të forta, duke penguar përkohësisht daljen e tyre nga ambientet e Kuvendit.

Një pjesë e protestuesve është zhvendosur më pas drejt zonës së Pedonales, pranë hyrjes tjetër të Parlamentit, pas njoftimeve se disa deputetë mund të largoheshin nga godina në një dalje alternative.

Sipas mediave shqiptare, qytetarët bllokuan daljet kryesore me thirrjet kundër klasës politike, arrestimin e Ballukut, largimin e Ramës dhe të Berishës.

Policia u përpoq të shpërndante protestuesit, por ata reaguan duke u ulur këmbëkryq në mes të rrugës. Policia dhe FNSH krijoi kordon përpara protestuesve.

Përplasje ka pasur në disa segmente të kordonit policor përreth Kuvendit, si te Galeria e Arteve apo edhe tek sheshi pranë qendrës tregtare.

Protestuesit kanë sulmuar një makinë policie të parkuar duke e goditur me gurë dhe sende të forta.

Policia hodhi sërish spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve ndërsa rinisën përleshjet

Policia përdori ujë me presion për të shpërndarë protestuesit në mënyrë që të lironte derën e Kuvendit për të mundësuar largimin e deputetëve e ministrave.

Po ashtu, Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës ndërsa kanë vijuar përplasjet.

Raportohet për shumë të shoqëruar në komisariatet e policisë.

Komento: