Persona të panjohur hedhin shishe të mbushura me lëndë djegëse në oborrin e një shtëpie

10:24 | 25 Prill 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Pejë.

Sipas raportit të policisë, viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të pa njohur në oborrin dhe shtëpinë e tije kanë hedhur dy shishe të mbushura me lëndë djegëse.

Njëra nga shishet e hedhura sipas ankuesit ishte e ndezur, por është fikur nga djali i ankuesit.

Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale.

Komento: