Personalitetet ndërkombëtare që do të thiren për të dëshmuar pro Thaçit, avokatët tregojnë se a do të jetë edhe emri i Joe Biden

10:32 | 05 Prill 2023

Avokatët e Hashim Thaçit pas seancës të së martës në Gjykatën Speciale kanë komentuar ecurinë e fjalës hyrëse nga Prokuroria dhe mbrojtja.

Gregory Kehoe dhe Luka Mishetiq kanë përmendur edhe emrat e personaliteteve ndërkombëtare që do të thirren të dëshmojnë në gjykimin e Thaçit.

Ndonëse e ka përmendur në seancë Joe Bidenin, avokati Kehoe ka thënë se është e vështirë “për shkak se është shumë i zënë“ të vijë për të dëshmuar presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa ka përmendur emrat e ish-shefit të UNMIK-ut, Bernard Kouchner, të ish-shefave të Misionit të OSBE-së, Daan Everts e William Walker, të ish-komandantit të NATO-s gjatë bombardimeve të Aleancës kundër forcave serbe, Wesley Clark, ish-zëdhënësin e Departamentit të Shtetit, James Rubin, etj.

Avokatët thanë se presin që klienti i tyre në fund të procesit të shpallet i pafajshëm.

Komento: