Përurohet murali me figurën e Faruk Kukajt, simbolin e personave me aftësi të kufizuara

13:10 | 03 Dhjetor 2023
perurohet-murali-me-figuren-e-faruk-kukajt,-simbolin-e-personave-me-aftesi-te-kufizuara

Është përuruar murali, portret i Faruk Kukajt, si simbolikë për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me aftësi të kufizuara.

“Ky mural prezanton dhe na kujton çdo ditë për përgjegjësinë tonë kolektive për përgjegjësinë dhe gjithpërfshirjen e shoqërisë”, shkroi në Facebook, kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Ai tutje tha se do t’i vazhdojnë përpjekjet për respektimin e të drejtave të secilit individ në kryeqytet.

“Po punojmë vazhdimisht që të përmirësojmë kushtet infrastrukturore për të ofruar qasje sa më të lehtë kudo në kryeqytet për personat me aftësi të kufizuar”, shtoi kreu i kryeqytetit.

Komento: