Pesë mësues dhe një nxënëse me koronavirus, ndërpritet mësimi në këtë shkollë të Kosovës

19:46 | 19 Tetor 2020

Edhe në një shkollë tjetër të vendit tonë është ndërprerë mësimi.

Shkolla e mesme në Dragash ka ndërprerë mësimin pasi pesë mësues dhe një nxënëse rezultuan pozitiv në koronavirus.

Njoftimi u dha nga Komuna e cila ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Mësim në distancë dot të zhvillohet në shkollën ‘Ruzhdi Berisha’ deri në muajin e ardhshëm.

Kjo pasi disa mësimdhënës dhe një nxënëse u infektuan me Covid-19.

Mësimi me prezencë në shkollë planifikohet të rinis më datën 2 të muajit nëntor.

Njoftimi i plotë i Komunës:

Të nderuar prindër, të dashur nxënës dhe staf i shkollës “Ruzhdi Berisha” në Dragash, pas dyshimeve që kishim rreth infeksionit me COVID-19 të mësimdhënësve të kësaj shkolle dhe njoftimit që pranuam sot nga ISHKPK doli se:

Nga 50 mostra të testuara, 4 mësimdhënës dhe 1 nxënëse rezultuan pozitiv.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK task forca në nivel të DKA-së merr këtë vendim:

VENDIM

I. Procesi mësimor në Shml “Ruzhdi Berisha” në Dragash me datë 20.10.2020 kalon në skenarin C (mësimi në distancë )

II. Mësimi sipas skenarit A ( me prezencë në shkollë ) rifillon me datë 02.11.2020.

III. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset drejtoria e shkollës “Ruzhdi Berisha” në Dragash .

Arsyetim

Për arsye të infektimit të 4 mësimdhënësve dhe 1 nxënëse të kësaj shkolle me COVID-19, procesi mësimor zhvillohet sipas skenarit C sipas pikës I të këtij vendimi.

Pa panik, por me kujdes të shtuar!

Task forca në nivel të DKA-së Dragash

Komento: