Pesë minuta dhe Olivier Giroud shënon gol të mrekullueshëm për Milanin

23:00 | 31 Korrik 2021

Giroudit iu deshën vetëm pesë minuta dhe një prekje e topit për ta shënuar golin e parë me Milanin.

Olivier Giroud shënoi golin e parë dhe atë me prekjen e tij të parë të topit me fanellën e Milanit, duke barazuar rezultatin 1-1 gjatë një miqësore me francezët e Nice.

Milani luajti sonte (e shtunë) mbrëma një miqësore me Nice e cila u mbyll me barazim 1-1.

Të parët në epërsi kaluan Nice me anë të Amine Gouiri (59’), i cili shënoi për 1-0, ndërsa Milani shënoi shtatë minuta më vonë golin e barazimit.

Goli u shënua pikërisht nga transferimi i fundit i Rossonerëve, sulmuesi Giroud.

Giroud shënoi në minutën e 66-të për barazimin 1-1 i cili doli të ishte rezultati përfundimtar.

Vlen të theksohet se francezi u inkuadrua në lojë vetëm pesë minuta më parë dhe ishte vetëm prekja e parë e topit deri tek goli.

Ky është një fillim ideal për këtë kapitull të ri të karrierës për Giroud, pasi Milani më në fund e transferoi atë nga Chelsea për 1 milion euro plus deri në 1 milion euro tjera bonuse.

Komento: