Pesë pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pesë pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

09:34 | 27 Tetor 2020

21 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, pesë nga ta në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

Prej tyre 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, njofton Klan Kosova.

Shtatë lindje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Repartin e Gjinekologjisë në këtë spital.

Të lindura janë shtatë foshnje, tre të gjinisë mashkullore dhe katër të gjinisë femërore.

291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,052 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.

93 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 56 Rëntgena, 20 EHO dhe 17 CT-ja.

Nga ky spital bëjnë të ditur se një pacient është shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19.

Aktualisht 21 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar.

14 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta, pesë pacientë janë në gjendje më të rënduar.

Komento: