Pesë rastet e fundit me koronavirus në Vushtrri janë nga e njëjta familje

22:44 | 30 Maj 2020

Sot janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me koronavirus në Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë këshillat për mbrojtje nga koronavirusi.

Thirrjet e tij vijnë pasi sot u konfirmuan pesë raste të reja me Covid-19 nga kjo Komunë. Sipas Tahirit, të gjitha rastet janë nga e njëjta familje e cila tashmë është vetizoluar.

Lexoni njoftimin e plotë të Tahirit në Facebook:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sonte janë shëruar 2 qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti, jane nga e njejta familje dhe janë në vetizolim.

Edhe sot, Shtabi Emergjent Komunal përmes Kryqit të Kuq ka dërguar mjete mbrojtëse mjekësore, barna, ushqime dhe pako higjenike për familjet e prekura.

Derisa po hyjmë në fazën e hapjes së plotë, ju lutem që gjithsecili qytetar të jetë i vëmenshëm dhe të ketë KUJDES.

Komento: