
Pesë shqiptarë janë arrestuar në Abu Dhabi të Dubait, nën dyshimet për përfshirje në disa vepra penale, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar.
Interpol Tirana ka njoftuar se arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritetet homologe në Abu Dhabi.
Pas arrestimit, pritet ekstradimi i tyre në Shqipëri.
“Sipas njoftimit zyrtar, katër prej të arrestuarve, konkretisht shtetasit me iniciale K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç dhe A. P., 38 vjeç, dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kërkoheshin nga SPAK.”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, sipas njoftimit, shtetasi M. C., 34 vjeç, dyshohet për kryerjen e veprës penale të mashtrimit kompjuterik.
Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë vijon edhe për verifikimin e një tjetër shtetasi shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.