Pesë top transferime në Camp Nou, Pochettino mund të sjellë ditë të arta te Barcelona

21:52 | 15 Gusht 2020

Pochettino mund të sjellë ditë të arta te Barcelona, këto janë pesë top transferimet që mund të ndodhin në Camp Nou.

Mauricio Pochettino thuhet se do të marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonës, derisa gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se Quique Stetine do të shkarkohet sonte.

Trajneri argjentinas ka kohë që lidhet me një kalim në Camp Nou, e që asnjëherë nuk ka qenë më afër se tani.

Pas humbjes 8-2 që pësuan nga Bayern Munichu në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, është kërkuar që të bëhen ndryshime të thella në klub, e kjo kërkesë vije më shumë nga Lionel Messi.

Sipas mediave në Spanjë, është argjentinasi që e do Pochettinon si trajnerin e tyre të ri, gjersa nga ish-strategu i Tottenham Hotspurit priten disa transferime nëse kalon te Blaugranasit.

Pochettino mund të transferojë Harry Kanen nga Spurs, Lautaro Martinezin nga Interi, Giovannin los Cleson nga Tottenhami, Dayot Upamecanon nga RB Leipzig dhe Joao Cancelo prej Juventusit.

Më poshtë mund të shikoni se si mund të luajë Barcelona, nëse Pochettino bëhet trajner i tyre.

Komento: