Petar Petkoviq në Graçanicë për Vidovdan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Petar Petkoviq në Graçanicë për Vidovdan

10:16 | 28 Qershor 2022

Petkoviq në Graçanicë për Vidovdan, i pranishëm edhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, ka uruar festën e Vidovdanit nga Graçanica. Ai e ka quajtur bekim të madh për Graçanicën dhe popullin serb që patriarku serb, Porfirije ka arritur aty.

Patriarku serb Porfirije ka arritur mbrëmë në Graçanicë dhe do të shërbejë Liturgjinë e mëngjesit dhe një shërbim tjetër për përkujtimin e “heronjëve serbë” në Betejën e Kosovës në Gazimestan.

“Prezenca e shtetit të Serbisë në kishën tonë, bashkimi ynë që udhëhiqet nga presidenti Vuçiq në shtet dhe në kishën tonë nga patriark Porfirije është shumë e nevojshme për bashkimin dhe fuqinë e njerëzve tanë në Kosovë”, tha ai.

Ai tha se njerëzit që kanë shkuar në Graçanicë dhe Gazimestan do të jenë paqësorë sepse “ata do të festojnë një festë të madhe në mënyrë të sinqertë”.

Komento: