Peter Handke është fitues i çmimit Nobel për Letërsi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Peter Handke është fitues i çmimit Nobel për Letërsi

13:33 | 10 Tetor 2019

Peter Handke që kundërshtoi bombardimet e NATO’s fitues i çmimit Nobel për Letërsi.

Shkrimtari austriak, Peter Handke, i njohur për qëndrimet e tij kundër bombardimeve të NATO-s që sollën lirinë e Kosovës, është shpallur fitues i çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019.

Emri i tij dhe polakes Olga Tokarczuk e cila ka fituar Nobelin për vitin 2018 është shpallur nga Sekretari Permanent i Akademisë Suedeze të Nobelit Mats Malm.

Handke njihet për lidhjet e tij me serbët ndërsa ka kundërshtuar fort edhe bombardimet e NATO’s në vitin 1999 që sollën lirinë e Kosovës.

Ai madje vite më parë ka qëndruar në Kosovë ku serbëve të Hoçës së Madhe ua ka dorëzuar donacionin prej 50 mijë eurosh për ndërtimin e një pishine në fshat.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!