Petkoviq në vizitë dy ditore në Kosovë, tregon arsyen

16:47 | 23 Prill 2022

Petkoviq thotë se sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë

Drejtori i të ashquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka njoftuar se do të qëndrojë dy ditë për vizitë në Kosovë me rastin e Pashkëve Ortodokse.

Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e tij, Petkoviq do të marrë pjesë në Liturgjinë e Pashkëve sonte në mesnatë në manastirin e Banjskës në Zveçan, raporton Gazeta Express.

Ndërkaq nesër kryenegociatori serb do të vizitojë institucionin parashkollor “Maja” në fshatin Banje.

Petkoviq dhe Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije do të marrin pjesë në festimet e Pashkëve me fëmijë dhe banorë të fshatit Banje dhe Syriganë të komunës së Skenderajt.

Komento: