Petrit Selimi: Nëse të gjithë aleatët tanë po na drejtojnë gishtin, ka ardhur koha të reflektojmë pak

18:27 | 21 Nëntor 2022

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi ka reaguar me një shkrim në Twitter ku ka thënë se nëse lidershipi i BE-së fajëson drejtpërdrejt dhe pa mëdyshje Kosovën për dështimin e arritjes së marrëveshjes në dialog.

Ai tutje ka thënë se nëse qeveria amerikane është shprehimisht e “zhgënjyer” me sjelljen e Kosovës; “nëse të gjithë aleatët tanë po na drejtojnë gishtin, ndoshta ka ardhur koha të reflektojmë pak. Jo?”.

“Nëse lidershipi i BE-së fajëson drejtpërdrejt dhe pa mëdyshje Kosovën për dështimin e arritjes së marrëveshjes në dialog; nëse qeveria amerikane është shprehimisht e “zhgënjyer” me sjelljen e Kosovës; nëse TË GJITHË aleatët tanë po na drejtojnë gishtin, ndoshta ka ardhur koha të reflektojmë pak. Jo?”, ka shkruar Selimi në Twitter, derisa shpërndanë një “GIF” të një vogëlushi i kthyer me kokë nga muri, me mbishkrimin “po i reflektojë gabimet e mia”.

Komento: