Pezullohen operacionet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale

21:33 | 09 Korrik 2022

Në klinikën Abominale, janë pezulluar operacionet.
Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK ka pezulluar programin elektiv gjatë muajve të verës, deri në shtator.

Arsyet janë mungesa e anesteziologëve dhe pushimet vjetore gjatë këtyre dy muajve, ndonëse kreu i kësaj klinike, Ferat Sallahu thekson se edhe në të kaluarën ka qenë kjo praktikë.

Megjithatë pezullimi i operacioneve është bërë vetëm tek ato raste ku nuk rrezikohet jeta e pacientëve.
Veçse, patologji të tjera me prioritet kryhen, teksa për rastet që janë shtyre deri në shtator, drejtori Sallahu thotë se pritje të gjata për pacientët nuk do të ketë.

Aktualisht numri i intervenimeve kryera brenda një javë është 20 sosh, përjashtuar ato urgjentet.

Komento: