Piatek i ka ditët e numëruara në Milan, kjo pritet të jetë e ardhmja e tij

11:21 | 15 Janar 2020

Katër skuadra janë duke luftuar për të nënshkruar me sulmuesin e Milanit Krzysztof Piatek në afatin kalimtar të janarit.

Lojtari polak është lidhur me një largim nga klubi me qendër në Milano në dritaren e janarit, pas ardhjes së sulmuesit veteran Zlatan Ibrahimoviç, transmeton Calciomercato, përcjell ORAinfo.

Sa i përket zhvillimit të fundit, katër klube, nga të cilat tre janë nga Anglia: Aston Villa, West Ham United dhe Tottenham Hotspur dhe klubi gjerman n ga Bundesliga, Bayer Leverkusen janë të interesuar të nënshkruajnë me Piatek qysh nqysh në janar.

24-vjeçari ka qenë në Milano që nga janari 2019 kur u transferua nga rivalët e ligës Genova për një tarifë transferimi të raportuar prej 38 milionë euro.

Që atëherë, Piatek ka përfaqësuar klubin e tij aktual në 39 ndeshje në të gjitha garat, duke arritur të shënojë 15 herë së bashku me sigurimin e një asistence të vetme.

Por kohëve të fundit ai ka dështuar të gjejë rrjetën, duke humbur edhe vendin e titullarit. /ORAinfo/

Komento: