Pikëlluese: Ndaloi për të ndihmuar të aksidentuarit, stomatologu shqiptar goditet për vdekje nga një makinë tjetër

19:30 | 13 Prill 2023

E rëndë, ndaloi për të ndihmuar të aksidentuarit, stomatologu shqiptar goditet për vdekje nga një makinë tjetër.

Një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në Zvicër.

Mësohet se në autostradën A1 pranë Winterthur, për shkak të shiut një makinë ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rrugë.

30 vjeçari Jetmir Morina, me profesion stomatolog, ka zbritur për të ndihmuar pasagjerët dhe shoferin, por për fat të keq një tjetër makinë e ka goditur nga pas duke e lënë të vdekur.

Komento: