Pioli e ka gjetur modelin e lojës së Milanit të tij

11:33 | 24 Shtator 2020

“Janë perfeksioni” Pioli e ka zgjedhur modelin e lojës së Milanit të tij.

Milani po përgatitet për ndeshjen e turit të tretë kualifikues të Europa Leagur, ku sonte në “San Siro” do të presë norvegjezët e Bodo Glimt.

Por, vëmendja e Stefano Piolit është e zhvendosur edhe më larg. Rendimenti i ekipit, mënyra e lojës, konceptet bazë, presingu dhe aspekti tekniko-taktik por edhe atletiko-fizik.

Modeli që trajneri ka zgjedhur është Bayern Munich i drejtuar nga Hansi Flick. Futboll pa pika referimi dhe lojë korale, ku lojtarët sulmojnë të gjithë dhe sidomos mbrojtësit krijojnë raste.

“Jua kam thënë edhe ndihmësve të mi. Modeli i Bayern është perfekti. Luajnë futbollin më të bukur në kontinent. I kam studjuar mjaft mirë”.

Sigurisht, ka ende shumë diferenca me Bayern, por drejtimi që Pioli ka marrë është pikërisht ai.

Komento: